Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me një foto që ka publikuar.

Ajo shfaqet pa pikë grimi në fytyrë e veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa qëndron ende e shtrirë.

“Mirëmëngjesi”, shkruan Xhensila në foton e publikuar në Instastory.

Ajo nuk na zhgënjeu aspak me pamjen, ndaj duhet të themi se duam më shpesh foto të tilla nga Xhensila!

Projekti i fundit nga Xhensila është kënga “Paris”, e shoqëruar edhe me videoklip.