Atdhe Xharavina e ka shfaqur shpeshherë hapur pëlqimin për Bora Zemanin.
Madje muaj më parë kur u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse, ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për Bora Zemanin.
Dhe pas kësaj deklarate Atdheu nuk i ndahet Borës.
Së fundmi ai ka filmuar Borën nga televizori dhe ka treguar se i mungon shumë.
“Tani që po të shoh përmes ekranit, po më mungon edhe më shumë”, shkruan Atdheu.
