Nora Istrefi dhe Robert Berisha ishin ndër më të përfolurit e medias rozë kohëve të fundit.

Shkak u bënë disa thashetheme për ribashkim dhe më pas pushimi që bënë bashkë në Turqi.

Në një paraqitje televizive pas këtyre lajmeve Roberti tha se ata nuk janë ndarë kurrë dhe mbetet të shihet se a do të ketë ribashkim, fjalë që gëzuan shumë fansat e dyshes.

Por Nora Istrefi nuk e la me kaq.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale e mohoi ribashkimin duke thënë se në mes është vajza dhe për këtë arsye, ata mbajnë raport miqësor.

Por vetëm pak orë pas këtij postimi ajo mori vendim që ta fshinte atë.

Nuk dihet nëse u bë pishman apo thjesht deshi të mos lë gjurmë në rrjetet sociale por postimi bëri të veten edhe në ato pak kohë pasi pushtoi të gjitha mediat rozë.