Këngëtarja Ana Kabashi ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Sa kem pi” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.
Kënga është punuar nga Onset Studio, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ana.
“Sa kem pi” vjen e vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.
Ashtu si në shumë prej paraqitjeve të saj, këngëtarja nga Peja nuk hezitoi që të vinte në pah linjat e saj trupore në performancën provokuese të klipit.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Flamur Ilazi.
Ana Kabashi vazhdon të jetë një emër mjaft i angazhuar në muzikë me projekte të ndryshme muzikore, teksa gjatë verës nuk ka munguar pjesëmarrja e saj edhe në mbrëmje muzikore, deri në momentin që organizimi i tyre ishte i lejuar.