Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të komentuara të faqeve rozë.
Ndarja e tyre mori vëmendje të madhe pasi reperja thoshte që ishin shumë të stresuar, ndërsa Mozzik nënkuptoi se ajo linte dashurinë për paratë.
Menjëherë pas kësaj, u përfol për një histori dashurie mes Loredanës dhe Zunës.
Një postim i fundit i Mozzik duket se është thumbues për të pasi shkruhet:
“Asnjëherë mos e beso një mik që qëndron me armikun tënd”.
Nuk dihet kujt i referohet, por ka dyshime se është direkt për Zunën e Loredanën.
Para se Loredana dhe Mozzik të ndaheshin, ky i fundit ka qenë mik me Zunën.
Ata mbështesnin njëri-tjetrin dhe herë pas here publikonin foto së bashku në rrjete sociale.
Por Loredana dhe Zuna nuk e kanë konfirmuar asnjëherë romancën, por janë fotografuar shpesh krah njëri-tjetrit.