ksa dhe pak ditë kanë ngelur nga nisja e sezonit të ri televiziv, shumë lëvizje bëhen për të vendosur për drejtuesit e emisioneve që do të fillojnë në shtator.
Vipmagazina, ka mësuar se një prej moderatoreve më të reja do të jetë edhe ish-konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni.
Tea është parë ditën e sotme në ambientet e Top Channel, e kjo vizitë duket se nuk ka qenë kot pasi burimet kanë konfirmuar se ajo do të jetë moderatore një prej emisioneve të këtij televizioni.
Tea ka qenë një prej konkurrentëve që ka bërë më shumë zhurmë në media, dhe artikulimi që ka pasur në publik duket se kanë bindur drejtuesit e Top Channel që të drejtojë një emision.