Prej disa javësh në media është përfolur se Marina është shtatzënë.
Thashethemet nisën nga fakti që moderatorja është zhdukur nga rrjetet sociale e dyshimet i shtoi më shumë edhe miku i saj Eraldo Rexho në një intervistë për “Pushimet on Top”, zbuloi se në kopertinën e Shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh bjonde që pret të bëhet mami.
Burime për “Anabel” konfirmojnë se lajmi është i vërtetë dhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Tani na mbetet që lajmin ta konfirmojë edhe vetë çifti, i cili kohët e fundit ka qëndruar larg rrjeteve sociale e vëmendjes se publikut.