Don Xhoni dhe Finem, dy reperët që kanë bërë namin me këngët e tyre janë përplasur sërish me njëri-tjetrin. Finem disa ditë më parë ishte në Kosovë ku vizitoi kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Pak ditë pas, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Don Xhon në përmbyllje të një turi veror në qytetin e tij të lindjes. Kjo ka ngjallur reagimin e Finem sipas të cilit është merita e tij për vizitën e Don Xhonit në Prekaz.
“Është turp me të djeg. Duhesh mu krenu o “patriot. Shyqyr ta kujtova biles që shkove”, është shprehur Finem.
Pas postimeve të Finem ka ardhur edhe reagimi i Don Xhonit.