Arbana Osmani po shijon pushimet edhe për pak kohë.
Pasi që dihet se ajo është një nga femrat më të angazhuara të ekranit televiziv, ku edhe këtë vit i është besuar udhëheqja e programit “Big Brother Vip” që do fillojë në tetor, shkruan lajmi.net.
Arbana nuk heziton të tregohet e afërt me ndjekësit duke iu treguar atyre thuajsë çdo lëvizje që bën me anë të postimeve në instagram.
Së fundmi, teksa ndodhet në Firenzë moderatorja ka sjellë foto duke u shfaq e thjesht në paraqitjen e saj.
Përndryshe, pas martesës së parë nga e cila ka djalin Joni, ajo tanimë është martuar me regjisorin Eduart Grishaj me të cilin ka një djalëme emrin Dielli./Lajmi.net/