Kryeministri Rama ka reaguar për strehimin në vendin tonë të afganëve që u rrezikohet jeta. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka konfirmuar lajmin se Shqipëria është në bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve të lidhur me Amerikën.
“Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria!”, shkruan Rama.
Ndër të tjera në postimin e tij Rama kujton dhe strehimin dhe mbrojtjen që u është bërë hebrenjve nga Shqipëria gjatë L uftës së Dytë Botërore.