Mëngjesin e kësaj të shtunë kolona të gjata u krijuan me makina nga qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për t’iu shmangur masave shtrënguese që mori qeveria e vendit pas rritjes të infektimeve.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Falë edhe procedurave lehtësuese që aplikohen në Morinë për të mos paraqitur asnjë dokument apo vërtetim që ka lidhje me pandeminë, lëvizja ditore në këtë pikë të përbashkët kufitare i kalon thuajse 25 mijë.
Policia kufitare punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar për të shmangur vonesat në kufi.