Në rrjet kanë qarkulluar shpesh lajme se Tea dhe Shqipja do t’i bashkohen “Big Brother VIP”, por si qëndron e vërteta?
Dy ish-konkurrentet e “Përputhen” nuk do të jenë pjesë e reality show-t dhe këtë e ka konfirmuar gazetari Eraldo Rexho, i cili është pjesë e punës në fazën parapërgatitore të “Big Brother VIP”.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
I ftuar në “Pushime on Top”, gazetari është pyetur nëse do të ketë personazhe nga “Përputhen” në reality show.
“Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në Big Brother VIP të edicionit të parë. Këtë di ta them me siguri”, ka deklaruar Rexho, referuar dy vajzave të lartpërmendura.