Flori Mumajesi i është bashkuar revoltës së artistëve shqiptarë kundër këngëtarit serb, Goran Bregovic. Ai do të performojë në Festën e Birrës në Korçë me datë 22 Gusht.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Flori i ka bërë thirrje artistit të kthehet andej nga ka ardhur, pasi nuk mund ta marrë për herë të dytë dinjitetin e shqiptarëve.
“Kthehu mbrapa Viç se nuk mundesh të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Kthehu mbrapa Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin.
Kthehu mbrapa Viç se kemi Korin Lira dhe plotë artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”, ka shkuar ai.