Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, në një intervistë për revistën “Uproxx” ka treguar se nëna e saj hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë këngëtare, por tani ajo po bën realitet ëndrrën e së ëmës.
“Natyrisht, ajo duhej të hiqte dorë nga ëndrra e saj”, ka thënë Ava Max. “Sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para, ajo nuk e dinte gjuhën shumë mirë, ajo kishte fëmijë – ajo më kishte mua! – Kështu ajo hoqi dorë nga ëndrra e saj. Kur fillova të këndoj, u ndjeva sikur ajo filloi të jetonte ëndrrën e saj përmes ëndrrës sime, e cila është vërtet e mrekullueshme, mendoj. Tani që e shikoj përsëri atë, ndihem se kjo është pjesërisht arsyeja pse e bëra atë , sepse nëna ime më mbështeti shumë dhe ishte gjithmonë aty për mua”.
Ava ka treguar se familja e saj ka sakrifikuar gjithçka për të bërë realitet ëndrrën e saj dhe se janë larguar nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë.
“Ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me një gjashtëvjeçar, vëllain tim. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai im me të vërtetë donte të vinte në Amerikë, kështu që pas një viti që jetuam në një kishë babai im erdhi dhe na tha: ‘Ne do të shkojmë në Amerikë”, ka treguar Ava.