Konfirmuan publikisht ndarjen duke paralajmëruar se nuk do të ketë më rikthim.
Por dyshja simpatike Atdheu dhe Sara duket se nuk po mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Pas një live në Instagram diçka tjetër zgjoi dyshimet se ish-çifti mund të jetë rikthyer bashkë.
Së fundmi Atdheu ka postuar një foto të tij në “Instagram”, ku Sara i shkruan: “Sa i bukur je”.
Ndërkohë ish-konkurrenti i “Për’puthen” i përgjigjet: “Imagjino ta kisha personin që e dua te foto si do dukesha”.
Këto shkëmbime fjalësh të ëmbla bën rrjetin lëmsh sërish, janë bashkë apo jo mbetet të shihet!