Ana Kauri ka festuar ditëlindjen e saj me një festë buzë detit, ku vendosi të mbledh shoqërinë dhe ajo që ra në sy janë të ftuarit ku pamë se me kë ka ruajtur raportet dhe shoqërinë nga programi Ana, përfshirë këtu edhe Fation Kuqarin, urimi i të cilit në rrjete sociale mori vëmendjen e të gjithëve.

Me të, Ana ka pasur takimet më të bukura dhe të gjithë shpresonin se ata do të dilnin çift.

Por edhe pse gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç pritej, ata duket se kanë ngelur miq, gjë që u kuptua edhe nga ftesa që bukuroshja brune i bëri Fationit për të qenë në festën e saj të ditëlindjes.

Ish-konkurrenti ka publikuar në “Instastory disa imazhe nga ditëlindja e saj, ku shkruan: “U rrit goca u bë burrë, hahahaha. Edhe 100 vjeçe Ana Kauri”, shoqëruar edhe me një emoji me zemër të bardhë.