Muaji Gusht fillon me nje shtrengim te madh qe prek komunikimin, levizjen dhe ligjin. Shume njerez do ta gjejne veten ne veshtiresi per tu sqaruar dhe fjalen e fundit do ta kete keqkuptimi, kthimi mbrapa dhe ftohtesia. Kjo ndodh pasi kemi kundershtimin e Merkurit ne Luan me Saturnin ne Ujor dhe madje ne date 2 kemi kundershtimin e plote te Diellit ne Luan me Saturnin ne Ujor. Kjo dite do jete e veshtire per persona qe kane nje pozicion politik por edhe per vijushmerine e drejte te ceshtjeve ligjore apo te rregullave. Kjo do na kujtoj nje dite te nxehte qe ftohtesia e marredhenieve e bene te duket me e padurueshme. Ne date 6 perseri kemi nje katerkendesh midis Diellit ne Luan dhe Uranit ne Dem. Sa surpriza te pakendshme do ndodhin sidomos per Demet, Luanet dhe Ujoret, por ne te gjitha shenjat do kete nje paqendrueshmeri dhe kthese te papritur te situatave qe do ju bejne te pasigurt.
Ne date 9 Aferdita ne Virgjeresh kundershtohet me Neptunin ne Peshk. Per Virgjereshet dhe Peshqit kryesisht do kete nje zhgenjim i cili vjen nga mungesa e fantazise apo romantizmit. Duke e vene veten ne nje bllok llogarish, shume cifte mund te ndahen dhe nje investim ekonomik mund te jete pa sukses. Kete ndikim mund ta marrin edhe Binjaket e Shigjetaret. Data 11 po keshtu do jete stresante pasi Merkuri ne Luan do perballet me Jupiterin e kundert ne Ujor. Nje udhetim apo nje ceshtje biznesi apo ligji nuk perparon dhe kthehet mbrapa
Ne date 8 kemi henen e re ne Luan dhe kjo ndoshta do jete nje clirim per Ujoret, Luanet por duhet pare me shume kujdes pasi Saturni e kundershton bindshem. Duket sikur Ferri ne dhjetediteshin e pare te Gushtit do jete me i suksesshem. Nje energji pozitive fillon pas dates 16 me futjen e Aferdites ne shenjen e Peshores. Bashkepunimet dhe mirekuptimet apo lidhjet do jene me te kendshme dhe dielli do djegi me pak shpresat tona
Ne date 22 do kemi henen e plote ne Ujor e dyta per kete vit rradhazi si asnjehere tjeter dhe na jep mundesine per tu cliruar nga vargonjte e Saturnit ne Ujor duke e permiresuar pengesen sociale dhe ligjore apo personale ne jeten tone.
Dashi
Hena e re ne date 8 do jete e vetmja mundesi te beni nje ndryshim te mire dhe te cliroheni nga shume kufizime qe do hasni ditet e para te muajit Gusht. Shume probleme ne lidhje me karrieren apo nje person te rendesishem i cili i terheq te gjitha premtimet dhe ju le shume zbrazur ekonomikisht dhe shpirterisht. Ka nje moment rregullimi ne cift pas dates 16 i cili do jete parasja pas ketyre vuaj tjeve.
Demi
Perballjet per shenjen tuaj ne muajin Gusht do jene te medha. Si ato ne lidhje me ligjin apo udhetimet por edhe ato familjaret do perballen me shume pengesa. Nje clirim do kete ne date 8 me henen e re ne Luan qe ju sjell nje frymemarrje te mire dhe ndryshime te mira por me shume sforco ne ceshtjet familjare apo biznesin familjar. Ne lidhje me punen dhe shendetin do filloni te ndjeheni pak me mire pas dates 16 Gusht
Binjaket
Duket sikur nuk ju prek shume forte lufta e Titaneve ne dhjetediteshin e pare te Gushtit. Por kujdes se renia e disa personave te rendesishem nga froni ju terheq per poshte ne ekonomi dhe ne jete sociale e dashuri. Mos u nxitoni ne te njejten kohe te bini nga shiu ne bresher dhe te parnoni nje oferte pune apo personale rreth date 10 Dhe per ju clirimi fillon te duket pas dates 20 Gusht kryesisht ne date 22 me henen e plote ne Ujor
Gaforrja
Per shenjen tuaj rruga e shpetimit do ishte nje rruge e mesme por nderkohe gjate dhjetediteshit te pare te Gushtit nuk do kete asnje alternative te mesme. Madje do ndjeheni se tani duhet te merrni vendime apo te jepni llogari ne ceshtje ekonomike, ne ceshtje pune dhe nje nje antagonizem te forte. Kujdes ne te njejten kohe marredheniet ne cift. Ne date 8 Do keni nje mundesi clirimi por shume e vogel. Ne date 22 me henen e plote ne Ujor do kuptoni permasat e dëmit shpirteror
Luani
E filloni muajin shume fuqishem pasi Dielli eshte ne shenjen tuaj por me shume perballje Merkuri dhe Dielli do jene ne kundershtim me Saturnin me Uranin dhe me gjithe nergjite e titaneve perfshire edhe me Jupiterin ne Ujor. Po e perballuat kete periudhe atehere jeni vertete Luan. Hena e re ne dt 8 ju jep nje energji per ndryshime por shume e vaket Nje permiresim vjen ne date 16 me futjen e Aferdites ne Peshore qe ju cileson sipas talenteve dhe deshirave tuaja. Ne date 22 me henen e plote ne Ujor kujdes nga ngarkesat emocionale dhe marredheniet ne cift
Virgjeresha
Marsi planeti i luftes do jete ne shenjen tuaj gjate Gushtit. Por ne kundershtim me Neptunin ne Peshk nuk do beni gje tjeter vete se do luftoni me mullinjte me ere. Kjo do te thote qe ruajini energjite per me vone dhe mos i shperdoroni sidomos gjate dhjetediteshit te pare te shenjes tuaj. Kujdes gjate date 10 dhe 11 nje premtim i cili mund te jete shume i deformuar apo xhgenjyes ne dashuri dhe ne marreveshje ekonomike Pas date 16 fillon dhe permiresohet situata juaj dhe merrni nje drejtim me te qarte. Ne date 8 hene e re ne Luan vetem sa ju kujton se gjerat qe doni te beni duan edhe pak durim. Kujdes me shendetin ne kete periudhe. Ne date 22 i jepni fund nje pune apo nje cikli dhe pergatiteni per nje cikel te ri
Peshorja
Mund te themi se i keni te gjitha kundra ne dashuri ekonomi dhe ne armiqesi deri ne dt 16 Gusht. Kujdes ne date 10 dhe 11 pasi duan tju fusin ne nje kurth ekonoik apo ligjor Kujdes takimet e fshehta pasi duan te provokojne skandale. Data 8 do jete nje frymezim apo nje frymemarrje goje me goje ne nje proces te veshtire rizgjimi. Gjysma e dyte e muajt do jete komplet ndryshe dhe do ndjeni fatin ne madheshtine e tij sidmoms ne date 22 Gusht
Akrepi
Ju do jeni ne mes te betejes s eTitaneve qe perballen Uranit Jupiterit Diellit dhe Saturnit. Cfare mund te pritet me teper lufte se kaq. A mund te shpetojne disa nga planet tuaja apo deshirat tuaja pa u nderlikuar. Kjo do jete e veshtire sidomos ne dhjetediteshin e pare te ketij muaj acarues Aferdita nga shenja e Virgjereshes mund t’ju ndihmoj deri ne date 16 por nese nuk beni gabime sentimentale dhe tregoni dobesi. Hene e re ne Luan megjithese e vua jtur mund tju ndihmoj ne nje njohje te re dhe nje reklamim pune ne date 8. Ne daten 6 Kujdes ne marredhenie me eproret apo ne cift. Do kete perballje. Nje lidhje romantike do ju gezoj jeten ne date 16 Gusht. Shume debate dhe keqkuptime per udhetime do keni deri ne date 11
Shigjetari
Duket sikur avash avash po rregullohen gjerat por ne thelb avash avash po perkeqesohen ne shume drejtime sidomos ne lidhje me punen dhe jeten personale. Megjithese ju jeni ne disa drejtime te favorizuar ligjerisht perseri do keni bashkepuntor qe do ju ngacmojne si Piranjat duke ju ngrene si pa dashje pak nga pak. Nje udhetim me jashte mund te shkoj keq por edhe nje sqarim me dike ne partnneritet apo ne cift mund te shkoj keq gjate dhjetediteshit te pare te Gushtit. Mbas dates 16 do ndjeni me shume qetesi dhe mirekuptim dhe begati. Ne date 8 hene e re ne Luan do ju jap nje shtyse te mire per te bere ndryshime dhe per te fiertuar
Bricjapi
Ndoshta per vete nuk do ndjeheni shume te kenaqur dhe kjo do ju beje te beni gjithcka qe edhe te tjeret te mos jene te kenaqur shume. Ne dashuri do kaloni nje periudhe te veshtire ne dt 6 dhe 7 Gusht. Po keshtu edhe ne ekonomi. Nje person me pushtet ndoshta do ju behet pengese dhe do ju marri fatin ne dashuri. Ne date 10 kini kujdes nga nje ceshtje ligjore ekonomike. Por ne date 16 fillon ta rimerrni veten ne lidhje me karrieren dhe clirimin psikologjik e personal. Mos investoni ne date 22
Ujori
Duket sikur po i perballni te gjithe me te gjitha per te sjelle ndryshimin e madh ne jeten tuaj por edhe te te tjereve Luanet qe nuk i duroni dot do perpiqeni ti pengoni kaq shume saqe ata do ta ndjejne veten te pamundur perball jush dhe gjerave qe duan te bejne Saturni ne shenjen tuaj do jete xhandari i te gjitheve dhe frenuesi ne cdo parregullsi Hene e re ne Luan ne date 8 mund tju djell nje propozim te ri bashkepunimi dhe bashkjetese Ne date 16 mund te festoni nje ringritje ne jeten tuaj profesionale dhe kontakte me jashte vendit e udhetime. Data 6 sjell ndryshime qe ne dukje duken te veshtira por qe mund te premtojne ne te ardhmen. Jeni titan dhe duhet ta tregoni kete
Peshqit
Me ju gjerat duken me te thjeshta kete muaj megjithese do keni sherre dhe debate ne lidhje me punen dhe ndryshime te papritura te planeve. Por Aferdita ne Virgjeresh perball henjes tuaj ju fton per pak me shume mend ne koke dhe ju ve ne nje program pune dhe bashkepunimi. Po keshtu edhe ne jeten erotike megjithese ju jeni shume romantik kete periudhe per te marre nje drejtim. Kujdes nga nje zhgenjm ne date 10 dhe 11 ne ceshtje ekonomike dhe erotike. Ne date 16 do filloni te cliroheni dhe do keni njohje me te mira. Ne date 22 do jeni shume te ngarkuar psikologjikisht.