Alma Bektashi mori famë me duetin hit “Ti nuk më tra dhëton” me Aleksandër Gjokën, në Festivalin e Këngës ‘94. Ndoshta nuk e kishte imagjinuar se djali që njohu në atë kohë në Tiranë dhe krijoi familje më pas, do vinte një ditë që do ta tra dhtonte.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Alma Bektashi, ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhej fjalë për jetën private.

Sipas Panorama Plus, Alma po i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese, për shkak të një tra dhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.

Një psikologe divorcesh nga Tirana, 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila ka qenë vetë e para që ka ndarë me miqtë në Instagram fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.