Gjatë takimit me Ilirin që u transmetua sot në “Përputhen +40”, Gilberta ka treguar se ka punuar në bu rgun e Fierit si mësuese. Ajo u shpreh se ishte ishte një punë që i mësoi shumë, pavarësisht se ishte e vështirë.

Konkurrentja tha se ata i mësuan vlerën e lirisë dhe se sa e rëndësishme të shpresosh.

“Ishte një punë vullnetare për të luf tuar analfabetizmin. Askush nuk pranoi të shkonte dhe shkova unë. Unë u mësova gjuhën shqipe, kurse ata më mësuan se sa e rëndësishme është të shpresosh edhe se sa vlerë ka liria. Unë çdo ditë shkoja duke qarë sepse nuk i shikoja dot ashtu“, tha Gilberta.