Top Arena është emisioni sportiv i dedikuar totalisht Kampionatit Europian 2020.

Përgjatë një muaji ky program do të jetë shoqëruesi juaj në këtë maratonë sportive të futbollit europian.

Të ftuar special, moviola, analizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojëra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj.

Në hyrje të programit Top Arena, sapo Antonela zbret shkallët, ku përsëri i shpëton rrëzimit, ajo kthehet nga Manushi dhe i thotë:

“Çfarë ke sonte Manush, pse je komplet i lagur kështu, çfarë ka ndodhur?”

Nga këtu ndízet menjëherë atmòsfera në studio, e tillë është Antonela e cila nuk hùmb rastin të ngàcmojë Manushin e jo vetëm, pasi ajo kështu thùmbon pothuajse të gjithë të ftuarit në studio ose më saktë të gjithë ato që i japin shkàk.

Manushi duket si i zénë ngusht nga pyetja e papritur e Antonelës dhe në një moment stopon por shumë shpejt del nga situate duke rrëfyer se ka bërë tre herë me vrap sepse shkoj e marr skaletën e sjell…

Për të ndrequr “gabimin” kjo e fundit kthen temën nga veshja e Manushit ku edhe e komplimenton për xhinset e grisura, pasi sipas saj e kanë kthyer 20 vjet më të ri në moshë.

E si për lojë Antonela pohon se Manushi është vetëm 30vjec dhe me këtë veshje ngjan me një 10-vjeçar dhe më tej ajo vazhdon me të ftuarën e radhës, Klarisën bukuroshen ‘Made in Top Channel’ siç Antonela i emërton nga “She Is On Top” të sezonit të kaluar.