Një baba u bashkua me vajzën e tij pas 38 vitesh sot tek “Ka një mesazh për ty”. Yzeiri tregoi se e br aktisën vajzën Afërdita Duke kur ajo ishte 8 muajsh në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Stafi i të Dielës Shqiptare kishte arritur ta gjente Afërditën, e cila sot jeton në Itali dhe është e bi rësuar nga prindër italianë.
Ajo mban emrin Maria Pia Malteze dhe tregoi fëmijërinë e vështirë në jeti more, ku nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpeshherë ajo dhu no heshe nga edukatoret.
Maria u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vd ekur dhe ishte fëmijë i vetëm. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte fri kë, por më pas pranoi.
Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegoi se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo.
Maria pranon që t’i takojë dhe të parin përqafoi babain. Yzeirit nga emocionet i ra të fi kët. U desh ndërhyrja e stafit që Yzeiri të merrte veten.