Dibran Hoxha i ftuar së fundmi në emisionin “Sui Generis” ai rrëfeu për jetën e tij, që si duket për shumë gjëra ai tashmë është bërë pishman.

I pyetur nëse ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë, Hoxhaj tha “po” dhe se është penduar.

“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pi’stoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tregoi Dibrani.

Ndonëse emisioni trajton tema të pazakonta, e tillë është edhe jeta e vet këtij përsonazhi i cili ka kryer 198 vepra p’enale ndërsa ai thotë se është prakstikues i fesë islame.