Futbollisti Christian Eriksen, që pësoi një atak kardiak në mes të ndeshjes i është nënshtruar një operacioni në zemër. Federata Daneze njoftoi se futbollistit do i vendosej një defribilator dhe sot fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses.
Federata Daneze e Futbollit njofton se futbollisti ka takuar edhe miqtë e tij të skuadrës dhe do të dërgohet në shtëpinë e tij për të kaluar kohë me familjen.
“Christian Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe sot doli nga spitali. Gjithashtu ditën e sotme ai vizitoi skuadrën kombëtare në Helsingor dhe prej andej ai do të shkojë në shtëpi dhe të kalojë kohën me familjen.
Christian ka një përshëndetje: ‘Faleminderit për përshëndetjet e shumta, ka qenë e jashtëzakonshme që t’i shikoj dhe t’i ndjej. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam mirë nën këto rrethana. Ishte vërtetë e mrekullueshëm që të takoja sërish shokët e mi pas ndeshjes fantastike që luajtën ditën e djeshme. Nuk ka nevojë të them se do të brohorasë sërish për ta ditën e hënë në ndeshjen kundër Rusisë’”, thuhet në deklaratën e Federatës Daneze të Futbollit.