Një histori e krijuar për kaq javë radhazi ndërmjet Steles dhe Çimit nuk pati një përfundim pozitiv.
Si dihet tashmë përputhen është në fund të sezonit të tij dhe personazhet e programit duhet te deklarohen çift ose te dalin beqarë nga emisioni.
Stela ishte shumë e afruar me Çimin në këtë takim të dhënë, por diçka ndikoni që Stela të distancohej në studio nga fjalët ne klip dhe të bënte një hap prapa.
Çimi shpesh here e pyeste Stelen nëse ka diçka për të thënë, pasi ai priste deklaratën e kësaj të fundit, e cila nuk u dha.
Por stafi i dha një mundësi “çiftit” për ta rimenduar deri ditën e premte dhe të jemi me një përgjigje pozitive apo negative.
Çimi priste nga Stela deklaratën ndërkohë që edhe Stela priste nga Çimi që ta bënte ai hapin i pari dhe as ky i fundit nuk e bëri, siç duket dy personazhet nuk janë ende gati për një vendim kaq të rëndësishëm.
Sipas Stelës është Çimi ai i cili nuk i jep siguri pasi sipas saj, ndërkohë ai e ka kokën pas tek Lindita dhe kjo gjë nuk e bind për të hédhur hapin e shumëpritur të përputhshmërisë në çift.