Andi dhe Melisa që pasi konfirmuan lidhjen janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në rrjete sociale. Mirëpo është dashur vetëm një postim i Melisës që së fundmi të gjithë të dyshonin se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në thënien e postuar nga Melisa shkruhet se duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë, fjalë të cilat i bënë fansat të dyshonin se Andi mund t’i kishte thyer zemrën.

Por Andi i ka hedhur të gjitha poshtë duke folur për ndarjen e tyre me një postim në Instagram

“As vd ekja nuk mund të na ndajë”, ka shkruar ai krah fotos së tyre.