



Dikur Enca e Noizy ishin miq shumë të mirë dhe shiheshin shpesh bashkë derisa në vitin 2017 mes tyre ndodhi një sherr publik që asokohe u komentua shumë në showbiz.
Dyshja ishin në kulmin e suksesit të tyre pasi hiti “Bow down” po bënte namin dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.
Sot bëhen pesë vjet nga “Bow down” dhe Enca e ka publikuar një pjesë nga klipi në Instastory duke u shfaqur kështu me Noizyn pas kaq kohësh.
Madje këngëtarja i ka bërë edhe tag duke lënë vend për aludime se dyshja mund të jenë pajtuar.



