I ftuar në ‘Top Arena’, Mevlani shfaqet me një buqetë me trëndafila të kuq për Antonelën, dhe shkaku ishte ditëlindja e saj pasi siç edhe e mësuam tashmë, Antonela mbushi plot 25 vite natën e kaluar.Mbrëmje e cila u festua në një ‘club’ të Tiranës, ku dhuratat e shumta për të nuk kishin të sosur, ndër më pikantet përmendim një orë ‘Rolex’, ku Mevlani ia përmendi edhe gjatë intervistës pasi ishte kurioz të dinte se kush ia kishte dhuruar.
“Sot kemi të ftuar pikën time të dobët” prezanton Antonela me shumë dashuri ndaj Mevlanit.
Dhe kthehet nga publiku, nga i cili pret edhe përgjigje, dhe publiku që si gjithmonë është shumë i vëmendshëm, thërret njëzëri “Mevlani”.
Mevlani hyn në skénë dhe surprizon Antonelën me një buqetë me trëndafila të kuq pikërisht për ditëlindjen e saj.
Antonela tepër e dhënë pas tij nuk nguron duke i dhënë edhe një komnent për gjestin e tij: Je djali më romantik që kam njohur…