Një fermer nga fshatrat e Lushnjës shpenzoi nje shumë të mirë parash për të mbjellë domate dhe bëri një serë shumë të mirë.
Ai vendosi të mbjellë domate meqë po fillonte te ngohte dhe koha. Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shumë e avashtë.
Ndërsa përballë tij komshiu i kishte mbjellë më vonë se ai dhe ai po fillonte të merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen në treg rregullisht.
I ha bi tur nga puna e madhe që kishte komshiu shkon dhe e pyet. “Po çfarë ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk janë bërë”?
Komshiu i thotë që i lyej çdo ditë me këtë dhe ja tregon se ai i lyente me kimikate.
Por kjo është e dëmshme për konsumatorët. Ndërsa komshiu i përgjigjet: Unë nuk e përdor vetë në familjen time, por i shes.
Pasi largohet fshatari mendonte se çdo bënte me domatet e tij që ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithë shpenzimi që kishte investuar po i shkonte dëm.
Pasi kaluan 2 muaj domatet u poqën, por problemi ishte se në treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente ti shisje dhe i gjithë investimi që ai bëri i shkoi dëm. Pasi falimentoi ai i bëri domatet salcë për vete.
Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe te he lmoj njerëzit