Orinda Huta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Moderatorja e njohur është në pritje të një vajze, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.
Orinda është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndaj brenda pak ditësh mund të mbajë në krahë të voglën e saj. Mirëpo pa lindur ende e vogla. Turi ka një kërkesë për partneren e tij.
Ai ka ndarë në Instagram një foto të Orindës me barkun e rrumbullakosur, teksa i ka kërkuar me lezet të bëjnë së bashku një skuadër basketbolli me fëmijë.
“Nese ky eshte rezultati, une them ta bejme nje skuader basketbolli @orindahuta !🤰🤰🤰🤰🤰”- shkruan Turi, por prisni të shihni si i përgjigjet Orinda!
“🙈🙈 nuk te coj me asnje foto.. them se janr boll cercizrat e turqelit qe shkrép vete.. ti vertet rri zgjuar naten por une zgjohem 4 ore para teje.. edhe pak do hap arkiven”
Tashmë që pritja e ëmbël po shkon drejt fundit, Orinda ka filluar ta ndjejë akoma më shumë népsin e shtatzënisë. Ajo ka zbuluar se cilat ka qenë ushqimet që ka konsùmuar gjatë kësaj kohe.
Ajo ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke rregulluar flokët e në të njëjtën kohe duke konsumuar fruta.
Ajo ka treguar se molla jeshile ka qene “mikja e saj më e mirë” gjatë kësaj kohe.
“Kur je me vrap… Molla jeshile, fruti i 9 muajve. Se kisha ditur që e paskam dash kaq fort”, shkruan Orinda përkrah videos.