




Për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare sot është fituar një medalje ari në Kupën e Botës. Gjimnasti Matvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë, ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikën Artistike në Osijek të Kroacisë. Ky është një sukses i madh për Shqipërinë, pasi mban gjallë shpresën për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokjo 2020.
Prej disa vitesh, Matvei Petrov përfaqëson ngjyrat kuqezi. Petrov jeton në Pragë dhe punon si trajner në një palestër, ku edhe rastësisht u njoh me pronarin shqiptar të saj dhe që nga ai moment i lindi ideja e një bashkëpunimi me Shqipërinë. Më pas ai u bë pjesë e Federatë Shqiptare të Gjimnastikës.




