Sot ka nisur ‘PërPuthen Tour’, dhe destinacioni i parë është Durrësi, të gjithë jemi në pritje të shohim sesi po ecin audícíonet në këtë qytet bregdetar dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, Olsa Muhameti autòrja e programit na mban të informuar për çdo hap që po hídhet atje.
Në një ‘Story’ të hedhur orët e fundit Olsa flet për të përzgjedhurit ajo shprehet se festa jashtë mbaroi dhe të përzgjedhurit janë brenda.
Momentalisht ato gjenden në teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe çdo gjë uron të eci me këmbë të mbarë uron Olsa nëpërmjet ‘Instagramit’
“Festa sapo mbaroi jashtë, tani kemi hyrë brenda dhe po freskohemi me ‘Freeze’, gjithsesi dua të ndalem tek Durrësi, faleminderit shumë, ishte pritje e mrekullueshme dhe ky është vetëm fillimi i audícíoneve”
Prurjet ishin shumë të mira, shtòn Olsa ndërkohë që krah saj qëndron drejtuesja e emisionit Bora Zemani, e cila gjendet gjithmonë afër saj dhe pothuajse në çdo video te postuar ne ‘InstStory’ kësaj të fundit.
Kjo ishte vetëm ndalesa e parë, qytete të tjera na presin, numri i pjesëmarrësve ishte i lartë dhe përzgjedhja do jetë më e vështirë, por kjo është diçka pozitive për përzgjedhjen e targetit të kërkuar.