Muzika për Albanin, ndryshe nga shumë kolegë të tij këngëtarë, nuk ka nisur që në moshë të vogël. Së bashku me familjen në emigrim, atij i është dashur të bëjë shumë sakrifica e të ndihmojë sado pak në ekonominë e familjes. I ftuar mbrëmjen e sotme në anijen e Piter Panit, Albani zbuloi edhe punën e parë që ka bërë, shumë vite para se të merrej me muzikë.
Kështu, pyetjes së fëmijëve cila ka qenë puna e tij e parë, Albani iu përgjigj: “Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje
Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.
Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”.