




Edhe pse tashmë kemi hyrë në stinën e verës parashikimi i motit thotë të kundërtën. Java që presim përpara do të jetë e paqëndrueshme dhe karakteristikë të saj do të ketë reshjet në formë rre beshesh dhe shtrëngatash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Më konkretisht java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet kryesisht i vranët por edhe intrvale me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit dhe nga orët e mesditës deri pasdite me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rre besheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Dita e Martë dhe ajo e Mërkurë do të vijoj me motin kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshjet me intensitet mesatar në formën e rre besheve.
Për ditën e Enjte dhe ajo e Premte mëngjeset dhe darkat do të jenë me kthjellime ndërsa orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e rre besheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër




