Aurela Gaçe bëri para dy vitesh një postim ku bëri thirrje për të gjitha gratë të bënin kontrolle të vazhdueshme të gjirit.

Mirëpo krejt papritur, shumë portale i janë rikthyer këtij postimi duke déformuar dhe nxjérrë nga konteksti mesazhin e saj dhe thënë se artistja kishte probleme shëndetësore.

Së fundmi, ajo ka reàguar e revòltuar dhe e indínjuar me titujt e portaleve, të cilët sipas saj bëjnë lajmin për të gjeneruar disa klikime.

Postimi i plotë

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam fríkërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin.

Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë. S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .

E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen.

Jam e indinjuar.

Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.

Bravo. Thonë që në këto raste, të shtohet jeta. Moralin ku e keni? Si mund te manípuloni edhe me lajme për shendetin? Ptujjjjj”