Një çift në TikTok pretendojnë se janë vëlla e motër dhe thonë se janë ‘plotësisht të dashuruar’. Scarlet Vas thotë se më parë kishte qenë e lidhur me shokun më të mirë të vëllait të saj Tayo Ricci për shtatë vite para se të kuptonte se kishte ndjenja për të. Por duket sikur nuk ka hatërmbetje, pasi treshja kohët e fundit postoi një video në TikTok kontraverse.
Në video, Scarlet e sfidojnë të puthë shokun më të mirë të të dashurit të saj, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i saj. Pasi fillimisht refuzuan, dyshja më pas puthen, Tayo zbërthen bluzën dhe i thotë: “Ti nuk je e vetmja që ke muskuj barku”, para se ta puthë.
Scarlet shkroi në video: “Unë u dashurova me mikun më të mirë të të dashurit tim… i cili është im vëlla”. Në një video, Scarlet pyet të dashurin e saj, pra vëllain, se çfarë do të bënte nëse do të ishte dita e tij e fundit në Tokë, dhe ai i përgjigjet: “Do të të kisha lënë ty shtatzënë”. Duke pranuar faktin se kjo do të ishte paksa e komplikuar, ajo thotë: “Ti je vëllai im. Kjo është paksa e krisur”. Tayo përgjigjet: “Pse po qesh? Unë e di çfarë dua dhe e marr atë që dua. Unë mendoj se të gjithë po na kritikojnë se jemi të dashuruar… nuk ka rëndësi nëse kemi të njëjtën mama.”