Anxhela Peristeri ka përfaqësuar vendin tonë në Hollandë me këngën ‘Karmën’, e cila arriti që të ‘ndezë’ skenën me performancën e saj, duke marrë komente pozitive nga mediat dhe jo vetëm.
Brian Malouf, nja nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore, ka vlerësuar maksimalisht këngëtaren shqiptare dhe e ka renditur atë në vendin e parë në Top10.
“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, ka shkruar Malouf për “Karma”.
E ftuar mbrëmjne e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC, Anxhela ka folur për eksepriencën e saj dhe ka falenderuar producentin e njohur Brian Malouf në Soiree.
“Një falenderim sigurisht që do ja dërgoj. Për mua ishte një vlerësim shumë i madh sepse është një nga producentët më të mëdhenj në Amerikë. U gëzova shumë kur pashë emrin tim të parin. Biles e pashë edhe njëherë nëse isha unë apo jo. U ndjeva vërtet shumë mirë”, është shprehur Anxhela.
Të tjera komplimenta ka marrë edhe nga këngëtari i Polonisë në Eurovizion, Rafal i cili mesa duket e ka pëlqyer këngëtaren shqiptare dhe shkonte për ta takuar shpesh.
“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në Eurovizon më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh që ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta”, ka treguar Ardit Çuni duke qeshur.
Ndër të tjera Anxhela ka treguar se në skenën e Eurovizion lindi edhe një histori dashurie.
“Një histori dashurie ndodhi në Eurovizion me këngëtarin e Norvegjisë dhe me këngëtaren e Azerbaijan. U diskutua, por nuk mori përmasat që merr në Shqipëri, që merren vetëm me atë”, zbuloi Anxhela.