



Alban Ramosaj ka fituar mbrëmjen e sotme edicionin e 22 të “Këngës Magjike”. Albani ishte më i votuari nga kolegët e tij, por ai arriti të rrëmbente edhe pikët e jurisë dhe publikut. Albani konkurroi me këngën “Thikat e mia”, një këngë që gjatë këtyre javëve ka bërë namin duke u dëgjuar kudo.
Me të dëgjuar emrin si fitues, Albani u përlot teksa përqafonte kolegët.
“O ma, fitova”, tha Albani me sytë me lot. “Faleminderit të gjithëve, e kam ëndërruar këtë moment dhe nuk po më besohet akoma. Faleminderit nga shpirti. Më kujtuat arsyen pse bëj muzikë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, s’kam fjalë”, tha Albani.



