Prej vitesh Fjoralba Ponarin po e shohim si moderatore në ekranin e “Top Channel”.
Edhe pse ajo është gjithmonë shumë pozitive, jeta e Fjoralbës, ashtu si edhe shumë të tjerëve, nuk ka qenë aspak e lehtë.
Ditën e sotme gjatë një bisede virtuale me ndjékësit e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuàjtur nga probleme të shëndetit mendor, si ànkthi apo dépresíoni.
“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne lùften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, shkruan Fjoralba.
Më herët, po ashtu gjatë një komunikimi me ndjékësit në Instagram, Ponari tregoi se ka realizuar disa këngë, për të cilat po pret momentin e duhur për t’i publikuar.
“Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist(e aq më tepër një artist që lançohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë”, tregoi Fjoralba, pasi u pyet kur do t’i sjellë këngët që ka premtuar prej kohësh.
Kohë më parë ajo zbùloi se do të vinte në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe emra shumë të njohur të muzikës, por deri më tani nuk kemi parë ende asgjë.