



Komiteti Teknik i ekspertëve ka njoftuar sot se nga 1 Qershori hiqet mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbetet e detyruar maska në ambientet e mbyllura dhe në automjete.
Po nga kjo datë ora policore do jetë nga 23:00-06:00. Nëse situata vijon të përmirësohet ora policore, nga 1 Korriku do të shtyhet në 00:00. Gjithashtu, nga data 15 Qershor do të rritet numri i personave nga 10-50, përsa i përket grumbullimeve.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne orën 22:00.



