17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë dhe për këtë arsye organizatorët kanë menduar që të valvitin flamurin e ylberit në mes të sheshit. Ditën e sotme një flamur gjigant i komunitetit LGBT është ngritur në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Pjestarë të shumtë të këtij komuniteti kanë ngritur zërin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të pranohen nga shoqëria. Mes të pranishmëve ishte edhe Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj i cili tha se ndonëse Shqipëria në çdo fushë ka përparuar, ky komunitet vazhdon të jetë i paragjykuar. Ndër të tjera, ai është shprehur se komuniteti i LGBT vazhdon të vuajë diskriminim dhe dhunën nga e gjithë shoqëria, ndërsa shton se organet shtetërore duhet të marrën masa për ti ofruar këtij komuniteti një punë dinjitoze.

Më konkretisht, ai ka thënë se:

Komuniteti vazhdon të vuajë diskriminimin, dhunën, jo vetëm nga familja por edhe nga shoqëria.. Krimet e urrjetjes mbeten problem. Nëse do të shikoni në copëza komunitetin, është komuniteti trans më i paragjykuari. Komuniteti transgjinor vazhdon të mbijetojë falë prostitucionit. Ne nuk i kemi dhënë asnjë mundësi që të gjejnë një punë dinjitoze. Raporti vë në dukje çështjen e masave shtetërore që vazhdojën të jenë të mangëta. Në Tiranë është më e rehatshme të jesh gay dhe lezbi, pjesa jashtë Tiranës vazhdon të jetë qendra ku ka diskr iminim.