Mbrëmjen e kaluar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi ka publikuar projektin e saj të parë muzikor të quajtur “Deal”. Megjithëse kënga është pritur mjaft mirë nga protagonistët e tjerë të spektaklit të dashurisë si dhe nga fansat e saj, pjesa tjetër e kanë kritikuar.

Listës së kritikëve nuk mund t’i mungonte as këngëtari dhe producenti Elgit Doda, i cili sërish ka bërë disa komente epike rreth kësaj kënge. Përmes disa postimeve të publikuara në Insta Story, ai u shpreh se tashmë duhet të mbahet 1 minutë heshtje për industrinë e muzikës shqiptare. Më tej, Elgiti shtoi se kjo industri është kthyer në një biznes apo në një burim për cilindo që është i papunë.

Një minutë heshtje për të gjithë industrinë e muzikës. Është bërë muzika si zyrë pune, kush është pa punë hyn dhe bën një këngë.



Edhe pse këngëtari nuk e zbuloi se këto komente shkojnë për Anën, postimet e tij përkojnë me orët kur kjo e fundit publikoi “Deal”. Kujtojmë se Elgit Doda pak javë më parë shprehu irritimin e tij edhe për këngën që realizuan konkurrentët e “Për’puthen +40” të quajtur “S’ta Jap”.