



Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lídhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.
Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.
Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë!
Edhe pse herë pas here është alùduar se Luana dhe Krenari janë ndàrë, dyshja vazhdojnë të realízojnë planet e tyre në héshtje të plotë.
Së fundmi “Prive” ka mësuar se çifti kanë fínalízuar një kontratë për blerjen e një aprtamenti luksoz në Prishtinë.
Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.
Ndërkohë Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin.
Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.
Sakaq disa javë më parë, “Balkanweb” raportoi se Luana dhe Krenari janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur.
Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.



