



Ka ndërruar jetë legjenda shqiptare e boksit dhe komentatori i njohur, Ahmet Golemi. Golemi ishte 85 vjeç dhe ende nuk është bërë e ditur arsyeja e ndarjes nga jeta.
Lajmin e hidhur e ka dhënë i biri i ish-boksierit në rrjetet sociale.
Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion i boksit. Më pas, ai ka qenë komentator i po këtij sporti. Golemi ishte nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.



