




E ftuar në “Glamour Zone” pas daljes nga “Për’puthen” dhe ndarjes me Andin ishte ish-konkurrentja Jasmina Kadriu.
Ajo ka hapur zemrën e ka folur pa dòrashka për gjithçka që ndodhi në emision e jashtë tij, si dhe rrëfeu të pathëna për marrëdhënien e saj me Andin.
Jasmina u shpreh e zhgénjyer për Andin, duke treguar se i kishte bërë një surprízë tepër specíale duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjéstin e saj.
“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin që do të trànsmetohet sonte në “RTV Ora”
Nga ana tjetër, Andi ka realízuar një video live ku u shfaq së bashku me vëllain e tij të madh, i cili këto kohë kishte pasur raporte të mira me Jasminën.
Ndjekësit nisën të shkruajnë për faktin që vëllai i Andit, Beni, e kishte pasur shoqe Jasminën ndërsa tashmë nuk e mbështeste më.
Ndaj, Beni i kërkoi Andit të kthente kamerën nga ai për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Por, ishte Andi ai që kundërshtoi duke e këshilluar të mos merrej më me këtë muhabet, por t’ia linte seen, siç mund ta shihni në videon e ruajtur nga “Iconstyle.al”.
Pas kësaj, vëllai i Andit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Story:
“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprízën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit.




