Tea Trifoni është kthyer në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë që prej hyrjes së saj në “Për’Puthen” dhe për të vazhduar më tej me raportin e saj me Andin dhe Beartin.

Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat mjaft detaje nga jeta personale.

Së fundmi, Tea ka qenë e ftuar në festën e ditëlindjes së ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Fation Kuqarit.

Ajo që u vu re ishte se shoqëruesi i saj, ishte gazetari i njohur i “Tv Klan”, Enea Protopapa, me të cilin u dukën mjaft të afërt gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë se kohë më parë, rrjetet sociale u mbushën me lajmet se Tea ka pasur një lídhje me të, për të cilat reàgoi më pas edhe gazetari i emisionit “E Diela Shqiptare”.

“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtýpjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndíqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është supergocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, tha Enea.

Madje, me shaka, ai tha se “lídhja” e tyre zgjati vetëm 10 sekonda.

Epo, nuk dihet akoma nëse mes dyshes ka lindur një romancë e re apo janë thjesht miq! Kjo mbetet për t’u parë!