Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbledhjen e parë me deputetët fitues në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjatë mbledhjes ai ka deklaruar i bindur se Presidenti Meta do të shkarkohet.

Rama ka bërë të ditur se do të bëjnë gjithçka që kanë në dispozicion, duke votuar në bllok për shkarkimin e tij.

Në lidhje me emrin e ri që mund ta zëvendësojë, kryeministri tha se kur t’i vijë koha do të konsultohet me Partinë Demokratike për të vendosur.

“Mesazhi im është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta do të shkarkohet pasi ka turpëruar të gjithë popullin. Shkarkimi nuk është i gjithë në dorën tonë. Por do të bëjmë gjithçka që kemi në dispozicion duke votuar në bllok për shkarkimin e tij.

Është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por qoftë para kohë dhe qoftë në kohë në do të konsultohemi më PD për emrin e ri. PS ka mundësinë që ta çojë Shqipërinë në majën që i takon. Ne do t’i mbajmë një për një zotimet tona“, është shprehur Rama.