Ditën e sotme, nëna e Bes Kallakut feston 60-vjetorin dhe në këtë përvjetor nuk kishte si të mungonte një urim nga aktori i humorit dhe nusja, Xhensila Myrtezaj.
Besi ka ndarë një foto nga festa e organízuar për të ëmën, ku shihet duke e përqafuar, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.
Besi ka publikuar një foto nga festa, ku shihet duke përqafuar të ëmën, krahas së cilës i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.
“Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam.”
Po ashtu, edhe Xhensila ndau një foto ku shihet duke përqafuar vjehrrën dhe të dyja duken shumë të lumtura.
“Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen.”, shkroi këngëtarja.
Para pak ditësh, Bes Kallaku u shfaq në shumë dimensione në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC duke treguar një anë tjetër të tij që nuk e kishim ditur. Ndër të tjera, nuk munguan disa nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, por të gjithë në formë surpríze.
Gjyshja e tij, e cila është edhe një ndër gjyshet më të famshme në Shqipëri, Ija, erdhi në studio gjatë mesit të mbrëmjes, teksa Ylli Baka po performonte këngëm “Mirëmëngjes nëna ime”.
Ardhja e saj i ka emocionuar të gjithë, ndërsa Besi e ka pritur me përqafime dhe nuk ndalonte dot së puthuri atë në ballë.