Në intervistën e fundit në emisionin ‘Nin’, ku Ermal Fejzullahu ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjell ajo në mos mbajtjen e koncerteve, ka bërë dhe një deklaratë që i habiti të gjithë.
“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke surprizuar me numrin e madh të fluturimeve të cilat thotë se i ka numëruar gjatë kësaj kohe të pandemisë dhe karantinës.
Ndër të tjera, këngëtari ka zbuluar detaje të tjera interesante rreth udhëtimeve në vendet e ndryshme ku ka performuar.