Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Orinda është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.
Përgjatë kësaj periudhe moderatorja është shfaqur në publik me rroba të gjera dhe ka pozuar rrallë me barkun e rrumbullakosur. Mirëpo, ditën e sotme Turi i ka publikuar në Instastory një video ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë në ngjyrë jeshile, i cili ia thekson barkun.
Ai e ka “vënë në lojë” duke shkruar me shaka: “Na ka ndryshuar pak gardëroba”. Ndërkohë, Orinda e ka publikuar videon e ac aruar, duke shkruar “S’po zgjedh dot altetet”.