Me kufizimet e COVID-19 që ndalojnë popullatën islamike të Barcelonës që të festojë Ramazanin në vendet e zakonshme të brendshme, një kishë katolike ka ofruar ambientet e saj të hapura që muslimanët të hanë dhe të luten së bashku. Çdo mbrëmje rreth 50 dhe 60 myslimanë, shumë prej tyre të pastrehë, shkojnë në kishën shekullore Santa Anna, ku vullnetarët ofrojnë një vakt të bollshëm të ushqimit të gatuar në shtëpi.
“Ne jemi të gjithë njësoj … Nëse ju jeni katolik ose i një feje tjetër dhe unë jam mysliman, kjo është në rregull,” tha Hafid Oubrahim, një Maroken 27-vjeçar që merr pjesë në darka.
“Ne të gjithë jemi si vëllezër dhe duhet të ndihmojmë edhe njëri-tjetrin.”
Faouzia Chati, presidente e Shoqatës Katalanase të Grave Marokene, dikur i organizonte darkat e iftarit në qytet, por kufizimet e pandemisë e detyruan atë të kërkonte për një vend tjetër alternativë. Chati gjeti mbështetje dhe një derë të hapur tek At Peio Sanchez, drejtues i Kishës, i cili e pranoi menjëherë propozimin. Chati tha:
Njerëzit janë shumë të lumtur që myslimanët mund të shkojnë për iftar në një kishë katolike, sepse fetë shërbejnë për të na bashkuar, jo për të na ndarë.
Burimi:Reuters. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA